E pabesueshme, Mourinho feston fitoren e Barcelonës me fanellë të Messit (Foto)

Për trajnerin portugez Jose Mourinho, Barcelona mund të jetë ekipi më i urryer në botë, mirëpo tjetër shije ka djali i tij Jose Mourinho JR.

Edhe pse duket e pabesueshme, është e vërtetë që tinejxheri portugez si duket është një adhurues i madh i Barcelonës dhe iu është gëzuar fitores së skuadrës katalunase kundër Real Madridit.

Mourinho JR, ka postuar pas ndeshjes foto me fanellën e Lionel Messit si dhe ka bërë numrin katër me gishta që simbolizojnë katër golat e Barcelonës.

Edhe pse babai i tij e ka pasur rivalin kryesor Barcelonën, si duket të birit i ka pëlqyer futbolli spektakolar i katalunasve dhe kjo i ka ndryshuar mendjen. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT