E pabesueshme, kompania që po ndërton murin në Mitrovicë, është nga Malisheva!

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.

Në mur sot është vendosur njoftimi nga MMPH që ndalon punën e ndërtimit.

Lartësia rreth dy metra e murit, që është ngritur në ditët e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka provokuar reagime nga zyrtarët në Prishtinë, shkruan “radiokontaktplus”, transmeton“Zeri.info”.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm./Zeri/.

Por ajo çka bie në sy në këtë dokument të Inspektoratit të Punës është kompania e cila është duke kryer punimet, e cila është nga Malisheva “7 Vëllezërit”

auto_20161208_1515561481214733