Blendi Idrizi e ka shënuar golin e parë për skuadrën e parë të Schalkes në Bundesligën gjermane.

Në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, Idrizi realizoi gol në minutën e 52-të të ndeshjes, shkruan FrontOnline.

Pas asistimit të holandezit Huntelaar, ish-reprezentuesi i Kosovës U21 e shënoi një gol të bukur.

Ndryshe, në fundjavën që lamë pas, Idrizi debutoi me skuadrën e parë të Schalkes.