E mitura ngacmohet seksualisht në Instagram, në prezencë të prindit e raporton rastin në polici

Një e mitur në Fushë Kosovë ka qenë viktimë e ngacmimit seksual përmes rrjetit social “Instagram” më 13 mars të këtij viti, mirëpo rastin në polici e ka paraqitur dje në praninë e babait të saj.

Ajo ka thënë se nuk e njeh personin nga i cili është ngacmuar dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

“Fushë Kosovë 13.03.2021 – NN. Me datën 20.03.2021 viktima femër kosovare e mitur në prezencën e prindit të saj ka raportuar se përmes rrjetit social instagram është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar deri më tani i pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT