E mashtron se do ta punësojë, i vjedh I-Phone 5 dhe 6

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 01.09.2015 në Prishtinë është arrestuar një i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e ka mashtruar viktimën mashkull K/Shqiptar, kinse do ta punësojë dhe nga i njëjti ka marrë një I-Phone 5 dhe një I-phone-6, letërnjoftimin dhe pasaportën personale me arsyetim për rregullimin e punësimit duke i prezantuar një liste të rreme të “kandidateve në thirrje”.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT