E konfirmon agjenti: Klubet e mëdha evropiane pas Hysajt

Elseid Hysaj është bërë njëri nga mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian, falë paraqitjeve të tij të mira.

Por e ardhmja e tij në Napoli duket në pikëpyetje pasi për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane.

Bayern Munich, Atletico Madrid, Barcelona e Chelsea janë disa nga klubet që e dëshirojnë lojtarin.

Ndërkohë agjenti i Hysajt, Mario Guiffredi ka thënë se lojtarin e tij e duan shumë klube por nuk e mendojnë largimin.

“Ne jemi të kënaqur që klubet më të mëdha evropiane e duan Hysajn dhe kjo gjë e bënë lojtarin të përmirësohet edhe më shumë”.

“Por Hysaj nuk është duke e menduar largimin, ai dëshiron të qëndroj te Napoli për të luajtur në Ligën e Kampionëve”.

“Natyrisht që kontrata e tij do të rishikohet edhe njëherë”, tha Guiffredi. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT