E konfirmojnë dy anëtar të Kuvendit Komunal: Banorët e Llapushnikut nuk janë kundër Kishës, por kundër lokacionit

Zhvillimet e djeshme në Llapushnik bënë bujë të madhe pothuajse në gjithë Kosovën, u raportua nga media të ndryshme se toleranca fetare me të cilën shquhen shqiptarët ndër shekuj është vënë në pikëpyetje, mirëpo realiteti po del të jetë ndryshe.

Dy anëtare të Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori si dhe një anëtarë tjerë të shqetësuar nga ngjarjet e atjeshme, morën rrugën dhe vajtën në Llapushnik, ku panë nga afër ngjarjet që po zhvillohen atje.

Sipas një njoftimi të cilin e bëri Drenori në rrjetin social facebook, thuhet se në takimet që zhvilluam si me protestues ashtu edhe me Policinë e Kosovës, KFOR-in, madje edhe vizitën te përfaqësuesit e komunitetit Katolik në LLapushnik, familja Sopi, të cilën e falënderoj për mirëpritjen, është shpreh se nuk bëhet fjalë për mos tolerancë ndërfetare ndërmjet komuniteteve.

Sipas asaj që ka potencuar Drenori, banorët e Llapushnikut nuk janë kundër komunitetit Katolik dhe se vëllazëria ndërmjet banorëve të fshatit Llapushnik të të dyja konfesioneve nuk është vëne asnjëherë në dyshim, dhe kjo harmoni dhe frymë e mirëkuptimit është tejet e rëndësishme të ruhet, sepse fundja ata prapë do jetojnë në të njëjtin fshat dhe siç thotë populli “dekë e drekë do i kenë bashkë”.

Shqetësimet e banorëve të Llapushnikut ishin:

  1. Është i pa pranueshëm vendi ku Komuna e Drenasit ka ndarë për këto varreza (dhe Kishë eventuale), meqë ajo zonë (vend) shquhet për beteja të lavdishme të UÇK-së, ku fare pranë saj është edhe lapidari i një dëshmori. Në fakt Organizatat e dala të luftës së UÇK-së, dega në Llapushnik kishte kërkuar më herët që kjo zonë të shpallej zonë e mbrojtur për vlera të luftës.
  2. Vendimi i marrë nga Komuna e Drenasit është i kontestueshëm, meqë nuk ka kaluar nëpër Kuvend Komunal, siç e parasheh edhe legjislacioni në fuqi.

Duke e parë situatën e tensionuar dhe indinjatën e banorëve në protestë, të dy anëtarët e Kuvendit Komunal u munduan t’i bindin palët që të pezullohen (shtyhen) punimet përkohësisht, të paktën deri sa të përfundoj muaji i Ramazanit. E gjatë kësaj kohe të pezullimit të punimeve, zgjidhje të kësaj çështje aq të ndjeshme do kërkonim t’i gjenim në Kuvendin Komunal, së pari duke e analizuar edhe njëherë të gjithë procedurën e ndarjes së parcelës nga Komuna e Drenasit, se a është vendim ligjor a jo, si dhe çështje tjera të ngritura nga protestues.

Krejt në fund është kërkuar nga Komuna e Drenasit që të kontaktojë me Ipeshkvinë e Kosovës, që punimet të ndalën përkohësisht deri sa të sqarohet çdo keqkuptim me banorët e të dyja konfesioneve fetare, dhe bashkërisht të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për këtë çështje. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT