A e ka ftuar Messi Ronaldon në dasmë? Zbulohet gjithçka

Dita e premte do të jetë e veçantë për Lionel Messin.

Ylli i Barcelonës ditën e premte do të kurorëzojë me martesë lidhjen e tij disa vjeçare me Antonella Roccuzzo.

Ceremonia e dasmës do të organizohet në vendlindjen e çiftit, në Rosario në Argjentinë.

Shumë figura të njohura sportive janë ftuar nga Messi në ditën e tij më të rëndësishme, por jo edhe Cristiano Ronaldo.

Mediet në Spanjë raportojnë se Messi nuk e ka ftuar në dasmë Ronaldon, rivalin e tij më të madh në futboll.

Por edhe sikur ta ftonte, Ronaldo nuk do të merrte pjesë në dasmë, pasi është i angazhuar me kombëtaren e Portugalisë në Kupën e Konfederatave në Rusi.

Përndryshe në dasmë, Messi nuk e ka ftuar as Maradonen.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT