E jashtëzakonshme: Në këtë vend në Kosovë bora ka arritur në 4 metra (Video)

Edhe pse po hyjmë në muajin maj, në disa vende malore të Kosovës vazhdon prezenca e borës.

Në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ka ende prezencë të borës madje me trashësi shumë të madhe.

Në një pjesë të këtij vendi malor trashësia e borës është rreth katër metra edhe pse ka më shumë se një muaj që ka përfunduar dimri.

Në një “gropë” ku stuhitë e kanë mbledhur borën dhe rrezet e diellit nuk arrijnë të depërtojnë gjatë gjithë ditës, megjithatë bora vazhdon të jetë prezente.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT