Në luftën e Kosovës për liri në mesin e ushtarëve të UÇK-së, ishte edhe një 16 vjeçar nga Molliqi i Gjakovës.
I etur për liri, i patrembur në luftë dhe i patundur përballë armikut, ndonëse i mitur ai luftonte në vijën e parë të frontit.
Ndonëse rrëfen se ka vetëm 1 muaj e gjysmë në betejë ai tash thotë se ka fituar esksperiencën e bashkëluftëtarëve të tij, duke goditur forcat serbe nga caqet e para.
“Kemi besim që këto dy apo tre ditë do të hyjmë në rrafsh tonin, në tokën e Kosovës”, thotë ai kur pyetet se a ka besim që do të fitojnë.
Shikoni videon:
- Advertisement -