E jashtëzakonshme kjo pritje, e përjetoi edhe ky kosovar (Video)

Kampionët e ri të Evropës për grupmoshat U21 në futboll, ata të Suedisë janë rikthyer në atdheun e tyre ku kanë hasur në pritje madhështore.

Pas fitores në kampionatin që u mbajt në Çeki, shteti suedey i ka bërë këtë pritje madhështore e cila do të mbahet mend një kohë të gjatë.

Gati 100 mijë njerëz i pritën heronjtë e tyre në Suedi. Fatin e kishte edhe talenti kosovar, Arbër Zeneli që ishte pjesë e kësaj përfaqësuese.

Në videon në vijim mund të shikoni atmosferën e paparë të cilën e përjetoi edhe Arbëri jonë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT