Distria Krasniqi u përball në finalen e xhudos në kategorinë e femrave nën 48 kilogram me garuesen nga Japonia, Tonaki Funa.

Në finale Krasniqi arriti pasi mposhti në gjysmëfinale xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat.

Distria mposhti japonezen, Funa, me ëazari, duke ia siguruar kështu Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike.

Medalja e parë në këto Lojëra Olimpike për Kosovën është ‘E ARTË’.