E habitshme: Në kompjuterin personal të Bin Laden u gjet harta e Mitrovicës, foto të Prishtinës dhe Vushtrrisë?

Në kompjuterin personal të Bin Laden gjendet harta e Mitrovicës, foto të Prishtinës dhe Vushtrrisë?

Në mesin e dokumenteve të gjetura në kompjuterin e udhëheqësit të vrarë të Al-Kaidës, Osama Bin Laden, dokumente këto të lëshuara nga CIA, është gjetur edhe qyteti i Mitrovicës.

Siç raportohet nga ‘Politiko’, lideri terrorist i Al-Kaidës, Osama Bin Laden ishte shumë i interesuar në provincën jugore serbe, sipas dokumenteve që janë gjetur në kompjuterin e tij personal, dhe sipas fotografive të publikuara nga Agjencia Qendror e Inteligjencës së SHBA-së (CIA).

Në një përmbledhje të 470 mijë dosjeve të bëra të ditura së fundi është gjetur edhe harta e Mitrovicës, saktësisht një  fotografi e Tempullit të Shën Dhimitrit në Mitrovicë.

‘Ne kemi gjetur një flamur që thotë ‘Xhihadi i Kosovës’, shfarosje kosovarëve të krishterë. Gjithashtu një hartë të Kosovës nga Perandoria Osmane, ku tregohet Prishtina dhe Vushtrria”, thuhet në Politiko, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu theksohet se duke kërkuar në internet është bërë e ditur se harta është e Kosovës.