Ky është momenti kur një adoleshent i cili godet me shkop topin e golfit, në po atë moment i njëjti top derisa fluturon goditet nga rrufeja në Teksas.

Videoja e postuar nga klubi i golfit të San Antonio, shfaq 18-vjeçarin Tomas Enrique Gomez i cili lëvizte me 150 kilometra në orë derisa binte shi.

Por ishte një rrufe e befasishme që goditi topin derisa fluturonte të cilin nga goditja e fuqishme e bëri copa. E në incizim të ngadalësuar, shihen momente paniku të disa të rinj tjerë që e kuptojnë se çfarë ndodhi.

“Kur e pashë rrufenë, fillova të vrapojë nga frika se mund të na godasë edhe ne”, ka thënë njëri prej të rinjve që ishte dëshmitarë e ngjarjes së pazakontë.