E godet këmbësoren me veturë dhe nuk ndalet

Të premten rreth orës 12:33, në rrugën “2 Maji” në Vushtrri, një e mitur derisa ishte duke kaluar rrugën, është goditur nga një veturë e cila kishte qenë në lëvizje.

Vozitësi i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin, nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë dhe më pas është liruar në shtëpi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT