A e dini sa e ka rrogën Lukaku për 14 minuta te Man Utd?

Romelu Lukaku ka pësuar një gjobë nga policia amerikane, por atë e mbulon me vetëm 14 minuta të rrogës te Manchester United.

Romelu Lukaku është gjobitur me 340 funte nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një incidenti që ndodhi gjatë verës.

Sulmuesi i Manchester United kishte krijuar zhurmë gjatë një ndeje në shtëpinë ku po qëndronte duke zgjuar ankesa nga fqinjtë.

Tani, ai është gjobitur për shkeljen e bërë me 340 funte, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.

Por, shifra e gjobës barazohet me 14 minuta të pagës së tij te “Red Devils”. /Lajmi.net/