Identifikohen dy mësuesit që humbën jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi 2 kilometra larg qytetit të Memaliajt (Shqipëri) në fshatin Mogila.

Viktimat e këtij aksidenti janë identifikuar si Orinda Hoxha dhe Aleksandër Sako.

Nga përplasja e makinës tip ‘Benz’ kanë mbetur të plagosur dhe dy mësues të tjerë.

Orinda Qendro dhe Petrit Zaçe janë në spitalin e Gjirokastrës.

Të 4 mësuesit jepnin mësim në fshatin Krahës dhe janë aksidentuar ndërsa po ktheheshin nga puna në shtëpitë e tyre.