E dhimbshme! Në përvjetorin e martesës, motra e kujton vëllaun nga Drenasi i cili vdiq tragjikisht në aksident trafiku (FOTO)

Bekim Sylkaj humbi jetën në një aksident trafiku në fshatin Bresje të Fushë Kosovës në mëngjesin e 24 nëntorit të vitit të kaluar, shkruan Drenicapress.info.

Muaj më pas, motra e tij, Lulavere Sylkaj Nura, e cila jeton në Suedi, ka shkruar e emocionuar për vëllaun e saj. Sot vëllau i saj kishte përvjetorin e martesës, dhe në vend që motra ta uroj vëllaun për martesë të lumtuar, ajo shkruan për vëllaun e ndjerë, që la pas nusen me djalin e vogël.

“Sot një vit, bëja urimin më të mirë për ty vllau im i dashur, sepse ishe bashkuar me njeriun e zemrës tënde, kurse sot kanë mbetur vetëm lotët dhe kujtimet për ty. Shumë vështirë qenka jeta pa ty zemra motres. S’do të harroj kurr përjetë. Të dua shumë! Malli për ty më copton shpirtin. Lutem cdo sekond për ty, që shpirti yt i pastër të jetë në xhenet”, ka shkruar ajo.

Motra e përkujton të vëllaun në shumë postime në Facebook. Kohë më parë ajo ka shkruar se e kujton cdo ditë. Bie dhe zgjohet duke menduar për vëllaun e saj, por i duhet bindur vullnetit të Zotit që e mori afër vetës një njeri shumë të mirë, si vëllaun e saj, përcjell Drenicapress.info.

Lexojeni të plotë përkujtimin emocional të motrës së Bekimit, të cilin e kishte shkruar një muaj pas vdekjës së të vëllait:

Sot u bënën një muaj pa ty o shpirti i motrës! Ky mall për ty o zemra e motrës, cdo ditë e më shumë po shtohet. Ky mall po më bën zemrën cop-cop. Unë po jetoj sepse jeta po vazhdon ashtu qysh Zoti e ka shkruar, por e vështirë të jetoj me gjitëh këtë mall që kam për ata dy sytë e tu të bukur që kishin shkëlqim ngjyrë blu.

Nuk e di, po përse as në ëndërr s’po më vjen o vëllau im i dashur. Ku do të jesh, motra asnjëherë s’të harron, të donë shumë. Të duan prindrit, të donë vëllau, të duan motrat, mbesat, nipat dhe të donë shumë.

Olsit të cilit do t’i mungojë gjithmonë babi, po rritet e po bëhet i bukur si babi i vet e si mami vet bukuroshe (Lirigzona) e cili po i kujton të gjitha qastet që i keni kaluar së bashku e të lumtur.

I ke lënë nuses të gjitha ëndërrat në gjysëm, na ke lënë të gjithëve duke menduar cdo minutë për ty.

Ti shkove shumë i ri pa shijuar martesën, ende pa e shijuar emrin BABI.

Kam shumë fjalë të shkruaj për ty, por unë sa të jem gjallë do të lutem që shpirti yt të shpëtoj në parajsë.

Lexo tjetër  Shpërthim edhe në Prishtinë, lëndohet një person

Dua të kërkoj falje por ti s’më ndëgjon s’po mundem ti ndali lotët për ty i dashur vëlla.

Unë dua që ti të pushosh i qetë, por lotët po rrjedhin nga syri që duan të të

Shohin. Më fal por sa herë po më hapen syt nga gjumi po pres të të shoh, por e kotë sepse t’i s’je më këtu ti ike pa pritur.

E di që ty të mori Zoti, sepse deshi të ketë njeri të mirë afër vetës.

Të kujton me mall gjithmonë motra dhe e gjithë familja i dashur vëlla…

Image result for bekim sylkaj

- Advertisement -

MË TË FUNDIT