Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur dje për një familje në Skenderaj, kjo pasi që ka vdekur një fëmijë i moshës 2 vjeçare.

Persona të afërt me këtë familje, në kushte anonimiteti kanë thënë për Sinjalin se vajza ishte dërguar pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj, derisa nuk kanë pranuar të flasin më shumë për këtë ngjarje tragjike.

Sinjali mëson se ky rast është hapur si “vdekje e dyshimtë”, derisa trupi i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.