Dyshohet se tre anëtarët e Familjes Haliti, vdiqën pasi u helmuan në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku tre anëtarë të familjes Haliti kanë vdekur.

Të njëjtit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Shqipëri, raporton Klani.

Ndērkohë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Haliti.

Haliti nëpërmjet një telegram ngushëllimi kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejt nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

“E nderuar familje Haliti, me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”.

“Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT