Dyshohet se një 71-vjeçare është dhunuar nga një i ri në Skenderaj

Një grua e moshës rreth 71 vjeç është dyshohet se është dhunuar nga një burrë i moshës së re, të martën në Skenderaj.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar të mërkurën zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai ka thënë se i dyshuari tani për tani është i panjohur.

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”, ka thënë Preteni.

Rastin e ka raportuar të mërkurën edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT