Dyert e NLB-së në Drenas të mbushura me pensionist

Pamje të njëjta shihen pothuajse çdo muaj. Që nga data 22 e muajit, dyert e bankës NLB dega në Drenas, janë të mbushura me pensionist të cilët presin në radhë që të tërheqin mjete e tyre.

Pamjet bëhen edhe më të vështira kur sheh pleq dhe paka, të shtyra në moshë të cilët presin në radhë deri sa t’iu vije radha, që të marrin ato pak mjete për të cilat kanë kontribuar kohë ma parë.

Fatkeqësisht deri më tani nuk është bërë as edhe një përpjekje e vetme, që të gjendet një zgjidhje, që së paku të ketë lehtësira për ta gjatë marrjes së pensioneve. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT