Dy të vdekur në Shtime dhe Brezovicë

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë vdekur dy persona në rrethana të panjohura.

Në raportin e policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në Shtime dhe Brezovicë, të dyja rastet konsiderohen si hetimet të vdekjes.

Trupi i pajetë në Shtime është gjetur rreth orës 06:30 të mëngjesit.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

Ndërsa në Brezovicë personi i vdekur është gjetur në ora 15:00, njofton Klankosova.tv.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.