Dy të plagosur nga përplasja e tri makinave

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Tiranë, duke shkaktuar dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 të pasdites së sotme në zonën e Qafë Kasharit.

Sipas të dhënave kamioni me targë TR 9619 R me drejtues A.P. është përplasur me automjetin AA262 IJ dhe me një tjetër, me targë TR1304M. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, për normalizuar qarkullimin dhe për të nisur hetimet në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Drejtuesit e mjeteve pritet të merren në pyetje për atë që ka ngjarë. Ende nuk dihet motivi i aksidentit të trefishtë. Të lënduar kanë mbetur shtetasit E.D dhe A.S., të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT