Dy të moshuarit nga Mitrovica mbanin frymën duke mbledhur plehra, shqiptarët i bëjnë surprizë

Në rrugë për të mbledhur kanaçe e shishe plastike. Kjo është mënyra e tyre e jetesës. Kjo është historia e dy të moshuarve në Mitrovicë, Milazimit dhe Fatime Shalës. Burrë e grua kanë dy djem me problem të shëndetit mendor dhe jetojnë në një banesë krejt të shkatërruar.

Fatimja flet për emisionin shqiptarët për shqiptarët, duke thënë se në javë bëjnë rreth 5 deri në 10 euro. Por këto para as për bukë nuk u dalin.

Fatimja: Jemi pesë anëtarë. Plaku mbledh shishe plastike, brenda një jave mezi i bëj 5 ose 10 euro. A të paguaj energjinë elektrike? A të blej diçka për të ngrënë? A t’i blej fëmijëve rroba?  Jetojmë në këtë barrakë, ka qene e shkatërruar që nga koha e luftës. Djemve ua japin për të ngrënë fqinjët. Të voglin e kam sëmurë, por nuk ka para për ilaçe apo ta operoj. Mezi sigurojmë bukën e gojës. Ata nervozohen, mërziten. Nuk di çfarë tu bëj”,-rrëfen e moshuara Fatime Shala.

Kryefamiljari i shtëpisë thotë se jeta e tij është e vështirë, pasi edhe trupin e ka të rënduar për shkak të një aksidenti.

“Po më dhemb trupi, kam rënë në kanal. Jam lodhur tek mjeku shkoj përditë” ”,-rrëfen i  moshuari Milazim  Shala.

Por për këtë familje që jeton në kushte mjaft të rënduara, kanë menduar shqiptarët.

Familjes i vjen lajmi se emisioni shqiptarët për shqiptarët dhe një donator që preferoi të qëndronte anonim, do t’i rindërtonin një banesë të re.

Me përfundimin e banesës, i moshuari madje ka qenë aq i gëzuar, saqë ka nisur të vallëzojë.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT