Dy sulme të ndara në ShBA: 14 të vdekur

Tetë anëtarë të një familje, përfshirë një adoleshent, janë vrarë me armë zjarri në një zonë rurale në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten në mbrëmje, vetëm disa momente pasi që persona të armatosur vranë gjashtë persona tjerë në shtetin e ShBA-së, Gjeorgjia

Në Ohajo, shtatë trupa janë gjendur në tri shtëpi afër njëra-tjetrës, dhe trupi i tetë u gjet më vonë në një lokacion të ndarë, sipas sherifit Charles Reader.

The DailyMail shkruan se viktimat janë të gjitha të rritur, përveç një djali të ri, i cili ishte vetëm 16 vjeçar, që të gjithë anëtarë të një familje, transmeton Gazeta Express.

Dy foshnje, njëra katër dhiteshe, dhe tjetra gjashtë muajsh, dhe një fëmijë tre vjeçar, i kanë mbijetuar sulmit, sipas sherifit.

Autoritetet amerikane nuk kanë treguar për motive të mundshme të këtyre sulmeve. Të paktën njëri nga sulmuesit e armatosur është në arrati.Nuk ka të arrestuar deri më tani.

Çdo vit, rreth 30 mijë njerëz në ShBA vriten me armë zjarri./Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT