Dy serbë janë arrestuar lidhur me zhdukjen e djaloshit shqiptar në Mitrovicë

Dy serbë janë arrestuar lidhur me rastin e zhdukjes së djaloshit 16 vjeçar Sead Alushi, në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilëve u është caktuara masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Duke u mbëtetur në burime brenda Policisë së Kosovës në veri, mediat serbe njoftojnë se dy serbët janë arrestuar të shtunën, një ditë pasi në polici është raportuar zhdukja e djaloshit.
Sipas një kumtese të mëhershme nga komuna e Mitrovicës, djaloshi 16 vjeçar, bashkë me dy shokë të tjerë kishin shkuar për të grabitur një qen në një objekt, mu aty ku bashkohen lumenjtë Ibër e Sitnica dhe duke ikur nga aty, pasi që janë vërejtur nga pronari serb i qenve, dy prej të rinjve shqiptarë kanë rënë në lum.
Ndërsa Besim Hoti, zëvendës komandant i stacionit të policisë në veri të Mitrovicës, ka thënë se njëri prej tyre është shpëtuar falë ndihmës që i ka ofruar pronari serb i qenve, i cili e ka strehuar më pastaj në një shtëpi serbe aty afër, prej nga ka shkuar në shtëpinë e tij.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT