Dy punëtorë shëndetësorë mes tri rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se mes tri rasteve pozitive me COVID-19 sot në këtë komunë, dy janë punëtorë shëndetësorë, kurse një kontakt i tyre.

Bëhet fjalë për një punëtor shëndetësor të kujdesit parësor dhe një në spitalin e qytetit “Sheikh Zayed”. Gjithsej sot janë kryer 40 mostra.

“Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe. Ju lutem rrini ne shtëpi, mbajeni distancën dhe mos vizitoni institucionet komunale dhe ato shëndetësore pa pasur urgjencë mjekësore. Ne duhet të përshtatim sjelljen dhe kulturën e sjelljes me virusin, duke mbajtur distancën dhe duke mbajtur maska”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT