Bota aktualisht përballet nga kërcënimi më i madh terrorist që ka emrin “ISIS”, por përveç këtij grupi terrorist, është edhe një grup tjetër, i cili është më i rrezikshëm.
Boko Haram, aktualisht është grupi më vdekjeprurës në botë. Boko Haram, të cilët e kanë bazën në Nigeri, ku vetëm gjatë ditëve të fundit është raportuar për qindra viktima si pasojë e sulmeve terroriste, ka vrarë më shumë njerëz deri tani se ISIS, shkruan Metro.

Në vitin 2014, Boko Haram ka vrarë 6,644 njerëz ndërkaq ISIS ka vrarë 6073 njerëz.