Presidenti  i Shqipërisë, Ilir Meta, me 30 korrik kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi sot në Shqipëri.

Meta, kishte thënë se është informuar nga mediat ndërkombëtare mbi paralajmërimin për një termet godasë Ballkanin.

Po ashtu, përmes një letre, ai u ishte drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, rreth tërmetit.

Meta, duke cituar një sizmolog të vjetër grek, kishte thënë se Ballkani do të goditet nga tërmet i fuqishëm apokaliptik.

Pothuajse dy muaj më parë, Meta i kishte kërkuar llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, presidenti Meta në letrën e shkruar ka thënë se është i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, sepse çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve.

Ndryshe, së fundi edhe dy dridhje kanë ndodhur në Shqipëri, duke e çuar në pesë numrin e tyre këtë të shtunë.

Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.

Përveç dëmeve materiale, deri me tani raportohet edhe për rreth 70 të lënduar.

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, lëkundje 5 Ballë