Foto ilustrim

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri një zyrtar policor është kërcënuar nga disa femra, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se disa femra janë përleshur mes vete, ku në vend të ngjarjes ka qenë edhe një polic i cili në ato momente ishte jashtë detyrës zyrtare.

Polici është deklaruar në stacion se ka ndërhyrë në përleshje dhe ka tentuar që t`i ndalojë dhe pasi është prezantuar si polic dy prej tyre e kanë kërcënuar.

Sinjali mëson se të dyshuarat për këtë rast janë arrestuar.