Dy familje në Tuz besohet se janë infektuar me konoranvirus në një varrim

Dy familje nga Tuzi, te të cilët janë regjistruar të infektuarit me koronavirus, besojnë se janë infektuar në një varrim.

Ky varrim ishte organizuar para vendosjes së masave të ndalimit të tubimeve publike.

Tuzi prej të mërkurës, pasi Instituti për Shëndet Publik të Malit të Zi ka regjistruar 15 të sëmurë dhe përhapje dramatike të koronavirusit, është mbyllur plotësisht, ndërsa policia po i kontrollon hyrjet në këtë komunë.

Njëri nga të infektuarit nga banorët e Malësisë, Daci Camaj, ka thënë për gazetën “Dan” se në fillim vëllai i tij ishte infektuar me virus para pesë ditëve, pas të cilit janë infektuar edhe ai dhe bashkëshortja e tij.

“Janë testuar edhe katër fëmijët e mi dhe sot i presim rezultatet. Ekipet e epidemiologëve po përpiqen ta pengojnë përhapjen e virusit. Kur bëhet fjalë për simptoma, jam i lodhur dhe raskapitur, nuk po mundem as të flas, nuk kam temperaturë e as nuk po kollitem. Nuk kemi qenë askund jashtë, kështu që vet Zoti e di se kush na ka sjellë virusin”, ka thënë Camaj.

Zoran Miliq nga fshati Pothum thotë se ka qenë për ngushllim te një familje e cila ka 13 të infektuar me koronavirus.

“Askush askënd nuk ka dashur ta infektojë me virus. Thjesht, ka ndodhë, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Prandaj apeloj te qytetarët t’i respektojnë të gjitha rekomandimet dhe të mos dalin nga shtëpitë”, ka thënë Miliq.

Anëtari i Këshillit Koordinues për Ndihmë për Qytetarët e Malësisë Zef Dedvukaj thotë se policia është nëpër rrugë dhe se askush nuk guxon të dalë nga shtëpia.

“Sot disa furra kanë dërguar bukë banorëve nëpër shtëpi . Nëpërmes të televizionit kanë lajmëruar që të mos krijohen rezerva ushqimi dhe të mos krijohet panik. Tani përnjëherë të gjithëve ka zënë kjo papërgatitje. Do të shohim që qytetarë t’i furnizojmë me sa më tepër artikuj që janë të nevojshme”, ka shtuar Dedvukaj./Insajderi.com.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com