Dy familje në Fushë-Kosovë që pesë ditë të përmbytur nga ujërat e zeza

Një lagje e Fushë Kosovës, ka pesë ditë që është përmbytur nga ujërat e zeza.

Punëtorët e ujësjellësit reaguan sot, por problemi nuk u sanua tërësisht.

Kompania i fajëson banorët se po i mbushin pusetet me mbeturina.

Gjithashtu Komuna ka treguar se në këto lagje të Fushë-Kosovës ka shumë shtëpi që janë ndërtuar pa përmbushur kriteret e nevojshme për kanalizime.

Të paktën dy familje ankohen se tash e pesë ditë janë duke u ballafaquar me problemin e ujërave të zeza me të cilat janë mbushur oborret dhe shtëpitë e tyre.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT