Kupa e Botës është vetëm 24 ditë larg dhe skuadrat tashmë kanë filluar t’i publikojnë listat me 23 emra të lojtarëve që do të udhëtojnë.
Gareth Southgate i Anglisë tashmë e ka konfirmuar skuadrën që do ta sjellë në Rusi, transmeton FutbollFanatik.
Lojtarët si Trent Alexander-Arnold dhe Ruben Loftus-Cheek janë përfshirje të befasishme, derisa jashtë janë lënë lojtarë si Joe Hart dhe Jack ëilshere.
Tani, një prej favoritëve për ta fituar kompeticionin muajin tjetër, Spanja pritet ta konfirmojë listën me 23 lojtarë shumë shpejtë.
Mirëpo, pritja mund të ketë mbaruar pasi radio stacioni spanjoll ”Cope” pretendon se e posedon listën e plotë.
Dhe, nëse kjo është për t’iu besuar, ka shumë befasi në reprezentacionin e Julien Lopeteguit.
Sipas mediumit të lartëpërmendur, sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është lënë jashtë dhe në vend të tij janë përfshirë Rodrigo dhe Iago Aspas.
Një tjetër emër i madh që nuk është përfshirë është edhe bashkëlojtari i Moratas te Chelsea, Cesc Fabregas.
Mirëpo, lojtari tjetër i ”Të Kaltërve” nga Londra, është përfshirë, gjithnjë sipas ”Cope.”
Ja skuadra e plotë:
Portierë: De Gea, Kepa and Reina.
Mbrojtës: Carvajal, Odriozola, Piqué, Ramos, Nacho, Azpilicueta, Jordi Alba, Marcos Alonso.
Mesfushorë: Busquets, Saúl, Iniesta, Thiago, Koke and Isco.
Sulmues: Silva, Asensio, Lucas Vázquez, Diego Costa, Rodrigo and Aspas. //FutbollFanatik.