Dy burra në SHBA vendosën shalqinj mbi kokë dhe kryen vjedhje në një dyqan

Dy burra që kishin vendosur shalqinj në kokë, u kapën nga kamerat duke vjedhur në një dyqan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia në Virxhinia arrestoi të shtunën Justin Rogers për vjedhje të alkoolit si dhe mbulimin e fytyrës në publik.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme 20-vjeçari kapet nga kamerat bashkë me shokun e tij – i cili nuk është identifikuar ende – pasi të dy mbanin shalqinj mbi kokat e tyre dhe i kishin prerë gropat në sy.

Departamenti i Policisë arriti të ndalojë Rogers pasi i kërkoi komuniteti ndihmë në një postim në Facebook më 16 maj./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com