Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi, sot ishte në Istog, së bashku me kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin, shkruan DrenicaPress.

Dushi në një postim në Facebook, ka shkruar se Istogu i Ibrahim Rugovës, Fadil Feratit e Haki Rugovës, treguan mbështetjen e tyre edhe njëherë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për më tepër lexojeni postimin e Florian Dushit:

Istogu i Ibrahim Rugovës, Fadil Feratit e Haki Rugovës, treguan mbështetjen e tyre edhe njëherë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Qytetarët që vazhdimisht ditën t’a mbështesin dhe fuqizojnë me përkushtimin e tyre lidhjen tonë, shprehën edhe kësaj rradhe besimin e tyre për listën tonë fituese të cilës i prinë Kandidatja e LDK-së për Kryeministër, Znj. Vjosa Osmani.