Durrës, mbytet në det i riu nga Kukësi

 

Një 20 vjeçar është mbytur ditën e sotme  në detin e Durrësit.   Personi me inicialet I.P. është mbytur në vendin e quajtur Sektori Apollonia.
Sipas policisë, 20 vjeçari, i cili ishte banues në Kukës, kishte dalë bashkë me dy shokët e tij në det me një mjet lundrues pedalon, bën me dije policia.
Menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e Policisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, por gjatë rrugës për në Spitalin e Durrësit shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT