Duda Balje takohet me Kurtin për ditën e boshnjakëve, ia thotë në fytyrë pakënaqësitë që i ka me Qeverinë

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, edhe sot ka shprehur pakënaqësi në mënyrë indirekte në raportet e saj me Kurtin.

Në një takim me kryeministrin për Ditën e Boshnjakëve, ajo ka thënë se Kurti nuk ka informata për atë se çka po ndodhë me boshnjakët.

“Po më vjen shumë keq, por jam e bindur se ti Kryeministër nuk keni informata të mjaftueshme për atë se çka po ndodhë. Iu falënderoj për këtë takim, dhe shpresoj që do të pasojë me takime të tjera. Edhe nëse i keni disa informata janë të njëanshme”, deklaroi Duda Balje, transmeton Nacionale.

Pas kësaj reagoi kryeministri. Ai tha se nuk është në gjendje të ketë informata edhe për anëtarët e familjes.

“Unë nuk di shumë çështje që ndodhin përditë. Ajo që ndodhë përditë me anëtarët e familjes time, e lëre më me debatet në publik”, deklaroi Kurti.

Në këtë moment, RTK-ja e ndërpreu transmetimin.

Duda Balje ditë më parë ishte takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ajo kishte thënë se ‘tash për tash nuk do të kalojë në LDK’

- Advertisement -

MË TË FUNDIT