Duda Balje komenton figurat e Thaçit, Haradinajt, Mustafës, Kurtit e Osmanit

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka qenë mysafire në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala.

Balje ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit.

Për ish presidentin Hashim Thaçi, Balje thotë se ai është ndër personat më të rëndësishme politik në Kosovë.

“Ai është shumë stabil në vendimet që merr. Mendoj se ai është ndër personat shumë të rëndësishëm të Kosovës…Neve boshnjakëve na ka ndihmuar shumë kur ka pasur mundësi”, thotë Balje përcjell Telegrafi.

Bashkëpunim korrekt deputetja e SDU-së thotë se ka pasur edhe me ish-kryeministrin Haradinaj.

“Haradinaj është person shumë konkret që reagon menjëherë. Kemi pasur rast kur kemi shkuar në zyre sa ishte kryeministër dhe i kemi paraqitur problemet. Ai menjëherë ka reaguar dhe ka kontaktuar personat përgjegjës dhe ka pasur sukses. Unë mendoj se edhe Haradianj ka bërë punë të mirë”.

Fjalë shumë të mira Balje ka edhe për Isa Mustafën.

“Isa Mustafa është person shumë i qetë. Ka qenë shumë largpamës. Mendoj se LDK ka fituar shumë kur Isa Mustafa ka qenë kryeministër. Normalisht se çdo politikan e ka kohën e vet dhe ndoshta tashmë është koha për persona më të ri në LDK. Megjithatë mendoj se Mustafa ka vendosur disa baza në LDK dhe ka bërë punë të mira për shtet. Për Isa Mustafën unë shoh vetëm gjëra pozitive”.

Duda thotë se Albin Kurti ka shumë vetëbesim.

“Albin Kurti është një person shumë mistik. Disa herë kam pasur takime me të. Ka pasur shumë besim në vete dhe stabilitet në mendime…Besoj se tash ka ardhur koha e tij dhe ne tash do të shohim sa aftësi ka zotri Albin Kurti në politikë…Mendoj se Kurti do të bëjë disa ndryshime kruciale për shtetin”.

Për Vjosa Osmanin thotë se është gruaja më e fuqishme në politikën kosovare.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT