Driton Hyseni: Ruajtja e territorit, zhvillimi i vendit e kthimi i shpresës, tani në dorën e qytetarëve!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, është deklaruar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Hyseni, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se tashmë: ruajtja e territorit, zhvillimi i vendit e kthimi i shpresës, tani në dorën e qytetarëve!

“Ruajtja e territorit, zhvillimi i vendit e kthimi i shpresës, tani në dorën e qytetarëve!”, ka shkruar Hyseni.


Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Për shpërndarje kanë qenë 89 vota pro, ndërsa 1 kundër dhe 2 abstenime, derisa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT