Driton Ajazi: Qytetarët e Drenasit kanë 182 arsye për të na votuar, ndiqeni video-mesazhin e tij (VIDEO)

Kandidati për Kryetar të Drenasit, Driton Ajazi nga partia Demokratët për Drenasin. Thotë se anëtarët e vërtetë të PDK-së në Drenas janë përkrahë tij.

Driton Ajazi ofron arsyet se pse e meriton të votohet. Ai shton se:” Ne kemi planin më të mirë të zhvillimit ekonomik të Drenasit, ku qytetari do të gjej hapësirë të mjaftueshme për investime. Mungesa e kushteve që ofroi pushteti në ikje bëri që fshatrat e Drenasit të boshatisën. Në mungesë të kushteve dhe mos zhvillimin ekonomik një numër i madh i banorëve të Drenasit kanë migruar në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë. Të rinjtë kanë ikur në perendim e aty ku nuk ka rini, ka pak jetë e pak ekonomi.

Si pasojë e këtyre vështirësive sot në Drenas janë 1.112 familje që jetojnë me asistencë sociale. Ndërkaq bizneset nga kjo qeverisje janë tkurrur, bujqit nuk marrin vëmendjen meritore. Ne ende nuk kemi qasje në ujin e pijës dhe mungesë elementare të infrastrukturës.

Më poshtë ju ftojmnë të ndiqni videon e plotë të Driton Ajazit, kandidat për kryetar të Drenasit.