Sot në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremoni e shugurimit nga priftërinjët e Kishës Ortodokse Serbe pavarësisht protestave të dhunshme që ndodhën atje në tentim për të parandaluar këtë të ndodh, shkruan Gazeta Metro.


Për ta bërë të mundur këtë ceremoni ku u kënduan këngë nacionaliste serbe të tilla si: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, ndihmoi edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Ai në një fotografi të publikuar në rrjetin social Twitter është parë në takim me priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe dhe me shefin e policisë të Malit të Zi duke koordinuar punët rreth këtij manifestimi.

Gjatë shugurimit nga Cetinje, janë dëgjuar edhe rreshtat e këngës nacionaliste të Kishës Ortodokse Serbe: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

 

Sot, Cetina është përballur me trazira në tentim për të ndaluar shugurimin në kishë nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe, por si duket autoritetet malazeze ishin të vendosur ta lënë këtë të ndodhë. /gazetametro.net