Drenori shkruan për ‘idenë brilante’ të Lladrovcit

Komuna e Drenasit, edhe zyrtarisht të shtunën në një ceremoni të organizuar i ka dorëzuar titullin “Qytetar nderi i Komunës”, Zëvendës Presidentit të Parlamentit Evropian, Ranier Ëieland.

Ish-asamblisti i kësaj komune, Xhavit Drenori, ka një shpjegim pse Lladrovci po shpall shumë personalitet Qytetar Nderi të komunës së Drenasit.  “Viti i kaluar ishte vit zgjedhor dhe në pamundësi të përmbushjes se premtimeve nga Kryetari, ai e „zbuloj një ide brilante“ për të fituar vota duke shpallur Qytetar Nderi shumë personalitete dhe duke shpërndarë mbi 2000 mirënjohje pa një Rregullore që do përcaktonte kriteret”, ka shkruar Drenori, përcjell Drenicapress.info.

Lexojeni të plotë reagimin e Drenorit:

Një vit pas vendimit për shpalljen „Qytetar Nderi“ i Komunës së Drenasit, për Nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, vendim i muajit maj të vitit 2017, sot me një ceremoni solemne në Kuvendin e Komunës sonë, z. Wieland e pranoj këtë titull.

Ai para të pranishmëve në Kuvendin e Komunës së Drenasit, veç tjerash, i tha edhe këto dy fjali:

„…është një nderë i madh për mua por njëherit ndihem i TURPËRUAR (me vie marre) për këtë titull sepse ka shumë më shumë njerëz që kan bërë më shumë për komunën e Juaj sesa unë… „

Përgjigjia ime:
Z. Wieland, padyshim që për komunën tonë kanë bërë shumë më shumë personalitete tjera ndërkombëtare, por viti i kaluar ishte vit zgjedhor dhe në pamundësi të përmbushjes se premtimeve nga Kryetari, ai e „zbuloj një ide brilante“ për të fituar vota duke shpallur Qytetar Nderi shumë personalitete dhe duke shpërndarë mbi 2000 mirënjohje pa një Rregullore që do përcaktonte kriteret.
(Edhe ndonjë Shefi të ndonjë HIPODRUMI në Gjermani me i shku mendja me ra në kontakt, Kryetari ynë do t‘i ipte titullin Qytetar Nderi).

Migjithatë, Ju ndihmuat konkretisht në realizimin e programit të shkëmbimit arsimor dhe kulturor ndërmjet nxënësve të Gjimnazit tonë dhe një si motre në Gjermani (http://www.gymnasium-engen.de/…/education-unlimited-unters…/),
dhe për këtë arsye edhe unë pata votuar për ndarjen e ketij çmimi (kuptohet pa u djallëzuar me idenë e ndikimit në vota).

Në fakt, këtë shkembim ndërmjet nxënësve tanë dhe atyre gjerman e ndihmova edhe unë personalisht me përgaditje me njohuri të gjuhës gjermane për kontigjentin e parë të nxënësve (shumica pa pagesë), përkthimin (i liçencuar) të dokumenteve për këta nxënës pa pagesë dhe gjetja e një donatori për ndihmen financiare, si lloj burse për nxënësit që do të udhetonin për Gjermani.

As më herët dhe as sot nuk u ftova nga Drejtori i Gjimnazit për një falenderim të paktën gojor për ndihmesen modeste për programin e lartpërmendur.

Fjalia e dytë:

„… ne do të monitorojmë nga afer përzgjedhjen e nxënësve sipas meritave për programin (e shkëmbimit) që me aq mund përmes donatorëve privat e kemi sjellur në jetë dhe nëse ndodhë që përzgjedhja bëhët me kritere tjera (la të kuptohet alla politike apo familjare), ne do të tërhiqemi nga programi…“

Përgjigjia ime:
Z. Wieland, mirë qe e thatë publikisht këtë.
Po ju siguroj (edhe me fakte), se praktika klientele e përzgjedhjes së stafit mësimdhënës nëpër shkolla ka vazhduar dhe po vazhdon edhe më tutje nga Kryetari Lladrovci.
Për përzgjedhjen e nxënësve në këtë program në të kaluaren nuk kam pranuar ndonjë informacion, por e marr obligim që në çdo moment që pranojmë ankesa të bazuara për përzgjedhje pa merita të nxënësve për programin e lartshënuar, unë peronalisht do ju shkruaj.

Shëndet qytetari i 58003-të i Drenasit.

E nëse nuk i ndalet „turri“ Kryetarit, pritet që ky numër shpejtë të bëhët 60000.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT