Drenori prezantoj faktet për Kallximin Penal ndaj MMPH

Anëtari i Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, Xhavit Drenori, ka bërë prezantimin e fakteve para qytetarëve të komunës së Drenasit lidhur me Kallximin Penal ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në ambientet e kafes “El-Do” në Drenas si dhe në pranin të një numri të qytetarëve është prezantuar i gjithë hulumtimi disa mujor i asamblesitit Drenori për gjendjen e përgjithshme të ujit, ajrit dhe tokës në komunën e Drenasit si dhe për  dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar për kompaninë “NewCo Feronikeli” nga MMPH.
Në prezantimin e këtyre fakteve, Drenori theksoj se ka pas shkelje të Nenit 6, paragrafi 2, pika 3, i Ligjit Nr. 03/L-043 Ligji për Parandalimin dhe Kontrollimin e Integruar të Ndotjes,
Si dhe mos monitorimi i cilësisë së Ajrit në Komunën e Drenasit gjatë tërë vitit 2014, ku kemi një shkelje: Neni 25, paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit Nr. 03/L-160, Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja.
Gjatë prezantimi të tij, Drenori paraqiti kërkesat të ndryshme dërguar institucioneve përgjegjëse për cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës në Komunën e Drenasit, mandej ankesat të Avokati i Popullit, reagimin e tij pas dhënies së Lejes Mjedisore të Integruar për “NewCo Feronikeli” nga MMPH.
Përgjigjen e marrë nga MMPH se nuk është monitoruar fare cilësia e Ajrit në komunën e Drenasit gjatë 2014, si dhe një sërë faktesh mbi dhënien e kësaj leje pa i plotësuar kriteret e parapara me ligj.
Në të gjetura e Drenorit thuhet se:
Ajri në Komunën e Drenasit nuk është monitoruar gjatë tërë vitit 2014.
Toka nuk është monitoruar gjatë tërë vitit 2014
Ndërsa Uji i lumit Drenica është monitoruar vetëm në grykë-burim dhe grykë-derdhje, të cilat asnjëra nuk janë në komunën e Drenasit.
Drenori ju referuar dy burimeve të organizatave jo-qeveritare “Preport” e cila në një raport të vitit 2013 ka dal me rezultatet se Feronikeli vret lumin Drenica, ndërsa  “Qendra për Politika dhe Avokim”  në një raport për 2014 ka dal me rezultate se lumi Drenica është një ndër lumenjtë më të ndotur në Kosovës dhe atë kryesisht nga Kompania “NewCo Feronilei”.
Krejt në fund Xhavit Drenori ka paraqit edhe dy fakte interesant për të pranishmit: në vitin 2013 në fshatin Dritan (ish Dobroshevc) një bashkëfshatari tim i kanë ngordh kopeja me dele dhe kjo ka ardh si pasoj e ujit të kontaminuar, meqë kullosat e kopesë ndodhet afër lumit.
Si dhe konsultimin me një pulmolog për rritjen alarmante të të prekurve nga kanceri në komunë e Drenasit. Në të gjetuar e Drenorit del se:
Në vitin 2012 numri i të diagnostifkuarve me kancer ka qenë 15 persona.
Në vitit 2013 numri i të diagnostifkuarve me kancer ka qenë 40 persona.
Në vitin 2014 numri i të diagnostifkuarve me kancer ka qenë 211 persona.
Shtrohet pyetja çka është duke e shkaktuar këtë rritje enorme të të prekurve nga kjo sëmundje popullatën e Drenasit ?
Krejt në fund është deklaruar se u kam dërguar materiale të mjaftueshme Prokurorisë që të bëhet një hetim mbi të gjitha këto çështje. /DrenicaPress/

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT