Drenori për kryetarin e ri të Drenasit, përvish mëngët o ymrin ka me ta nxi

Asambleisti Xhavit Drenori që në zgjedhjet komunale për kryetar të Drenasit doli si fuqia e tretë politike, ka bërë një reagim për uzurpimin e pronave komunale në Drenas.

Përmes facebook-ut, ai ju ka bërë thirrje të dy kandidatëve me epitetin “vlla”, se cilido që fiton në zgjedhjet e 18 dhjetorit, e pret një punë e madhe për lirimin e këtyre pronave komunale, e cila u pranu sot nga drejtoria e Urbanizmit. Drenori ndër të tjera shkruan se “vetëm për tri banesa, pronë komunale ka vendim të kuvendit komunal për shfrytëzim të përhershëm”, si dhe duke përmendur dëmi që i është bërë buxhetit të komunës nga uzurpimet e pronave komunale nga njerëz të politikës.

Më poshtë mund të lexoni reagimi e plotë të tij:

Ramiz o vlla, ose
Isë o vlla (cili do që fitoni me 18.12.2016).

Shumë punë ju pret burra.

Sot Drejtori i drejtorisë komunale të urbanizmit e pranoj me këtë dokument që megjithatë ka prona të uzurpuara komunale dhe të tillat (meqë në to ka familjar ose klientë të politikës) po keqpërdorën që sa vite.

Ramiz o vlla, Isë o vlla,
vetëm për tri banesa, pronë komunale ka vendim të kuvendit komunal për shfrytëzim të përhershëm.

Paramendoni sa dëm i është bërë buxhetit të komunës sonë me uzurpim të tyre nga njerëz të politikës (minimumi 100 mijë euro).

Burra, cili do qe fitoni, përvilni mëngët se shumë nxehtë është 2017-ta.

Nësë i ktheni këto prona nën menaxhim të komunës, cili do që fitoni, me keni argat pa kompensim (nga pozita e asamblistit), nese jo, “ymrin ka me jav nxi” me to.

Shoqatat e dala të luftës i kan tri banesa pa vendim, njëra nga to është ri shitë absolutisht jashtligjshem.

Po pres deri në mbledhjen tjetër të kuvendit komunal, e nese nuk marr përgjigjie në pyetjet e mija nga drejtori në fjalë, të gjitha faktet e këtij krimi të organizuar do përfundojnë në prokurori. (Besoj që u lehtesoj punë).

Ma bani hallal burra nesë ua prisha terezinë!

PS.: Foto e parë pasqyron mbledhjen e sotme të kuvendit komunal në sallën e re!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT