Ndonëse një muaj më parë ka lënë postin e asamblistit në Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori tani paralajmëron të lë tërësisht politikën.
Kjo pasi Drenori do t’i futet profesionit të gazetarisë, shkruan Indeksonline.
Këtë ai e ka konfirmuar në një emision të televizioni Dukagjini.
Kujtojmë që asamblisti Drenori ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal para një muaji pasi sipas tij është degraduar puna në Kuvend.
- Advertisement -