Drenicasja me fustan nusërie te varri i babait dëshmor (FOTO)

E veshur në fustan të bardhë, duhej të nisej për në shtëpinë e burrit.

Por, vajza kishte zgjedhur që së pari ta vizitonte varrin e të atit, të cilin nuk e harroi as në ditën më të lumtur të jetës së saj, shkruan DrenicaPress.

I rënë dëshmor më 23 mars të vitit 1999, Asllan Fazliun nga Gradica e Drenasit e vizitoi vajza e tij para se të shkonte në shtëpinë ku do të bëhej nuse.

Postimi i plotë nga faqja “Fshati Gradicë”:

Fotoja që flet sa një mijë fjalë!

Qendresa (Asllan) Fazliu, është vajza e dytë me radhë e Komandant Asllan Fazliu, tash Deshmor i Kombit, e cila sot para se të bëhej nuse, ka shkuar për ta pershendetur babain e saj dhe për tu çmallur me babain dëshmor!

Kjo nuse sigurisht se ka marr uratën e njeriut më të dashur të jetës së saj fëmijërore!

Por nuk duhet të harrojmë se sa e veshtirë është të rritesh pa prind, por me të gjitha ato veshtirësi, Qendresa i’a doli të rritej, të shkollohet dhe ti përfundojë studimet me sukses dhe në fund kjo sonte kurorëzohet dhe behet vajza më e lumtur dhe më krenare në botë.

Qendresë & Berat, u trashegofshit.Fotografia e Fshati Gradicë

- Advertisement -

MË TË FUNDIT