Drenicasja ekspozon punimin gjigant të Adem Jasharit (Foto)

Festa e madhe e shqiptarëve po afrohet. Shqiptarët anë e kënd botës janë duke bërë përgatitjet e fundit për të përkujtuar 28 Nëntorin, si datë me shumë domethënie për të kaluarën, por edhe për të tashmen.

Për ta bërë këtë ditë sa më madhështore, qytetare nga Skenderaj, Arbnora Fejza Idrizi, tash e tri javë është duke punuar një punim gjigant figurës së Komandantit Legjendar Adem Jashari, njofton drenicapress.info

I gjithë punimi është punuar me mijëra copa letre pa ngjitës, me përmasa 2 metrash.

Drenica Press mëson se punimi do të ekspozohet nesër, më 28 Nëntor, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, për nderë të Ditës së Flamurit dhe të ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Ndryshe, kjo është ekspozita e dhjetë e autores, Arbonra Fejza Idrizi, e cila ka vite që punon si edukatore dhe drejtoresh e çerdheve. Në vitin 2013 Fejza Idrizi pat hapur ekspozitën me 125 punime. /Drenica Press/