Rrahjet në LDK këtë periudhë kanë qenë të shpeshta, e ndërsa ajo e fundit ndodhi ditë më parë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan GazetaBlic.

Nga pamjet që qarkulluan në rrjete sociale, aty pati të përfshirë edhe femra, e madje njëra nga to përdor edhe karrigën.

Mes reagimesh të shumta, nuk ka munguar edhe ajo e aktorit të njohur në rolin e “Drenicakut” te “O sa mirë”,  Jeton Zogiani, i cili është tallur me rrahjet që po ndodhin në këtë parti.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, ai thotë se vetëm gruaja e cila ishte e përfshirë po ia përziente pak.

“Kokan rreh si burrat, veç kjo gruaja po ma përzinë pak!!”, ka shkruar Zogjani./GazetaBlic