Drenicaku i vetëm ministër, sot jep dorëheqje

Ndonëse njihet si basioni kryesor i partisë më të madhe në vend, Drenica do të mbetet pa asnjë post të ministrit.

Ministri i vetëm i cili vije nga rajoni i Drenicës, Bekim Çollaku, sot pritet të jap dorëheqje nga posti i Ministrit të Integrimeve Evropiane, për të kaluar në Presidencë.

Burime të lajmi.net deklarojnë se Ministri i integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, këtë do ta zyrtarizojë në një konferencë për media që pritet të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Çollaku kohë më parë pat deklaruar se do të jetë numri dy në Presidencë. Ende nuk dihet se kush do të pason Bekim Çollakun në Ministrin e Integrimeve Evropiane.

Mbete të shihet se a do të mbes basioni kryesor i PDK-së pa asnjë ministër nga Drenica. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT